TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Futbollistët janë duke u munduar ta mbushin ditën e tyre me aktivitete, me aq sa kanë mundësi në kushtet e karantinës, pasi kërkojnë të qëndrojnë në formë në momentin kur të rifillojë kampionati.
Ndërkohë, janë treguar mjaft aktivë edhe në rrjetet sociale, të cilat i ndihmojnë të kalojnë një pjesë të madhe të kohës. Së fundmi, nëpërmjet një postimi, Ergys Kaçe që aktivizohet me AEL në Greqi, ka menduar të provojë edhe një profesion tjetër veç atij të futbollistit.
Mesfushori është duke bërë pak stërvitje boksi, por kjo nuk e ka penguar madje të sfidojë edhe një profesionist të fushës si Florian Marku. Sigurisht, e gjitha kjo në kuadrin e shakasë, e menduar nga Kaçe në drejtim të mikut të tij.