SPORT, 13 Prill 2020, 23:40

48 milion euro për një rikthim në Serie A, Napoli shënjestron një super lojtar

48 milion euro për një rikthim në Serie A, Napoli


Felipe Anderson po mendon të largohet nga West Ham dhe të kthehet në Serinë A. Klubi i Premier League është gati të vlerësojë oferta për sulmuesin.

Sipas Mirror, braziliani ka përfunduar në shënjestrën e Napolit, që po përgatitet të bëjë shumë ndryshime në repartin e sulmit, ku i vetmi që e ka vendin të sigurt është kapiteni Insigne. Ka shumë dyshime mbi Mertens, Callejon dhe Milik dhe kjo është arsyeja pse Anderson do të ishte ideal për skuadrën e trajnerit Gattuso.

Ish-ylli i Lazio-s e njeh shumë mirë kampionatin italian dhe në sesionet e ardhshme të merkatos shitja e tij është e mundshme. Shifra e fiksuar nga West Ham është 48 milionë euro.