SPORT, 14 Prill 2020, 12:22

Koronavirusi/ “Përparësi kanë kampionatet”, FIFA gati të pezullojë gjithë turnetë e vitit 2020

Koronavirusi/ “Përparësi kanë kampionatet”, FIFA gati


Jo vetëm Euro 2020, pasi koronavirusi pritet të shtyjë për vitin e ardhshëm edhe kompeticionet e tjera ndërkombëtare të futbollit.

Lajmi konfirmohet nga zëvendëspresidenti i FIFA, Victor Montagliani. Për shkak të masave shtrënguese që e bëjnë të pamundur edhe udhëtimin nga shteti në shtet, pjesa më e madhe e turneve nuk mund të zhvillohet brenda këtij viti.

FIFA anuloi aktivitetet e programuara në mars dhe qershor.

Ndërkohë, sipas Montagliani mund të anulohen edhe sfidat në axhendë për muajt shtator, tetor dhe nëntor.

“Mendoj se kampionatet kombëtarë kanë përparësi në këtë moment.

Pastaj, kur të jemi gati për të luajtur, kam shumë dyshime se këtë do ta bëjmë me dyer të hapura”, ka thënë një nga zëvendëspresidentët e qeverisë botërore të futbollit.