AKTUALITET, 4 Prill 2018, 15:24

Monika Kryemadhi: Nuk e lëmë Shqipërinë në dorën e një krimineli si Rama

Monika Kryemadhi: Nuk e lëmë Shqipërinë në dorën e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, deklaroi pas vendimit të Gjykatës së Kukësit, se “drejtësia vdiq”.

“Ai dhe veglat e tij në gjykatë dëshmuan se drejtësia vdiq. Vendimi i sotëm i gjykatë se Reforma në Drejtësi rezultoi në kapjen e gjykatës. Ky vend është në dorë të një krimineli. Askush nuk mund të vendoset mbi popullin. Edi Ramën nuk mund të shpëtojë dot. Frika nga populli po ia merr frymën. Veprimet e Opozitës janë të ligjshme. Fjala e politikës mbaroi, tani radhën e ka populli”, - tha Kryemadhi gjatë një konference për mediat.