TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Vlorës dha detaje të reja lidhur me plagosjen e taksistit 70-vjeçar Bashkim Guraj pasditen vonë të kësaj të marte në rrugën Himarë–Llogara.
Arma e përdorur, sqaron policia, nuk ka qene armë zjarri luftarake siç u raportua fillimisht, por “armë imituese”.
I lënduari ka djegie në shpatull, të shkaktuar nga arma imituese dhe jo armë të shkaktuara nga një armë zjarri, ka sqaruar Policia.
Policia fillimisht u njoftua për atentat me armë zjarri pasi zhurma që bën arma imituese është e afërt me atë të një arme zjarri.
Guraj është transportuar në spital, i tronditur nga ngjarja. Pasi e ka marrë veten ka folur për hetuesit.
Policia ka ngritur pika të shumta kontrolli me qëllim kapjen e autorëve. Ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.