TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Organizata Reporterët pa Kufij ka publikuar raportin e vitit 2017, ku thuhet se gjashtëdhjetë e pesë gazetarë janë vrarë gjatë këtij viti.
Siria me dymbëdhjetë gazetarë të vrarë dhe Meksika me njëmbëdhjetë, kryesojnë listën e vendeve më të rrezikshme për gazetarët, thuhet në raportin e publikuar. Duhet theksuar se Meksika mbetet vendi me më shumë vrasje të gazetarëve ndonëse ky vend nuk është në ndonjë luftë.
Sipas Reporterëve pa Kufij, njëzetë e gjashtë gazetarë u vranë gjatë punës së tyre nga sulmet ajrore, bombat vetëvrasëse dhe tirdhjetë e nëntë janë vrarë qëllimisht pasi raportimi i tyre kërcënoi interesant politike, ekonomike ose kriminale.
Tre vendet e tjera më të rrezikshme në botë për gazetarët janë Afganistani, Iraku dhe Filipinet. Në burgje mbeten ende rreth treqind gazetarë, kryesisht në Turqi, Siri, Iran dhe Vietnam.