AKTUALITET, 27 Shtator 2018, 22:19

Tensione në studion e ‘Opinion’/ Balla kapet me gazetarin Çollaku, e quajti "Peshkatar"

Tensione në studion e ‘Opinion’/ Balla kapet me gazetarin

Vetëm dy pyetje të bëra kundrejt kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla nga gazetari investigativ Basir Çollaku, kanë mjaftuar për të ndezur atmosferën në studio.

Çollaku i drejtoi dy pyetje deputetit socialist, duke i kërkuar informacion nëse ishte në dijeni se djali i deputetit ishte në kërkim dhe pyetja e dytë se pse nuk i keni kërkuar ministrit të Brendshëm sekuestrimin e kamerave në komisariatin e Fushë-Krujës.

Ky i fundit u shpreh se për punën e kamerave do të flasë Prokuroria, pasi nuk ka asnjë të drejtë t’i kërkoj ministrit sekuestrimin e kamerave.

Balla më tej u shpreh se të jesh i sigurtë o fatkeq se këtë çështje do t’a çojmë deri në fund.

Kjo ndërhyrje e Ballës ka detyruar drejtuesin e emisionit Blendi Fevziu të ndërhyjë, duke i kërkuar të ketë kujdes me fyerjen ndaj gazetarëve në studio. Sipas Fevziut kjo është e papranueshme nga një politikan.

Nga ana tjetër, Çollaku i është drejtuar me emrin Peshkatar.