LIFESTYLE, 13 Shtator 2017, 13:55

Mekhi Alante Lucky, model pas disa arrestimeve

Pas disa arrestimeve,  i quajtur ndryshe si “Prison Bae”, Mekhi Alante Lucky vjen si model dhe fama e tij pritet te rritet ndjeshëm.

19 vjeçari, nga Karolina e Veriut, thotë se do të jetë më i madh se Jeremy Meeks. Ai shton se nuk do të ndjekë hapat e Meeks, por ai dëshiron të shkoje edhe më tej.

"Unë nuk dua të ndjek gjurmët e Jeremy Meeks. Nuk dua të ndjek hapat e askujt. Dua të shkoj edhe më tej, di të bëj gjërat e mia”.

Mekhi Alante Lucky u arrestua në vitin 2016, në zonën e Wakel sepse refuzoi, që të paguante benzinën në një pikë karburanti. Gjithashtu në momentet që u ndalua nga policia, Lucky bëri rezistencë, duke i shtuar vetes edhe një tjetër akuzë, e duke  përfunduar kështu në burg.

Falë veçantisë së syve të tij; njëri blu dhe tjetri kaf i errët, fotografia e tij bëri xhiron në rrjetet sociale dhe menjëherë sapo përfundoi dënimin, ai u ngjit në pasarelë, madje në javën e Modës në New York, ai ishte një prej modelëve të zgjedhur nga Helmut Lang.

Në muajin gusht, Mekhi Alante Lucky nënshkroi një kontratë ,si model me agjencinë “St Claire” dhe e ardhmja e tij në botën e modës duket e sigurt!