LIFESTYLE, 12 Shtator 2017, 22:37

Mbërrin Iphone X, mund ta blini për 999$

Kompania Apple ka prezantuar ditën e sotme smartphonin e së ardhmes, Iphone X. Ky telefon u prezantua në qendrën e re "Steve Jobs" në një event special, të drejtuar nga Tim Cook. Iphoni i shumëpritur vjen me disa ndryshime radikale, si ekran më të madh, karikim wireless dhe nje kamera shumë të avancuar. Iphoni mund të hapet vetem me një shikim, dhe kjo konsiderohet si shpikja më e madhe e këtij edicioni. (tpz.al)