TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa i është përgjigjur kreut të partisë Demokratike lidhur me kërkesën e bërë prej tij për t’iu nënshtruar vettingut.
Ndërsa analizoi fjali për fjali ato që u thanë nga opozita, Xhafa iu drejtua Bashës: “ Sa i takon asaj që ti kërkon, që unë ti nënshtrohem vettingut, e di shumë mirë që ajo nuk mund të bëhet nëse nuk do të ketë ndryshime Kushtetuese. Prandaj merr iniciativën dhe hidhe këtë hap. Unë jam i gatshëm të kontrollohem. I pari unë më pas ti dhe familjarët tanë, edhe pasuria jonë”.
Basha:
Shkollën e ke bërë në komunizëm, hetues ke qenë për Enverin, harroje ti se mund të më impresionosh mua duke fol si hetues i sigurimit, ti tregon se je pjesë e problemit jo e zgjidhjes, lëri dërdëllimat kot, e ke të thejsht këtu në ligj fut vetingun e ministrit, ti ke shkelur kushtetutën që të emërosh prokurorin e përgjithshëm që të mbyllësh cështjen e vëllait tënd, që të mos ekstradohet, këtë thuaj ti, eja e jep përgjigje. Edhe ti e kontrollon kapobandën, të gjithë e dinë se ca materiale kompromentuese ke për të.
/TPZ.AL