TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje të reja zbulohen nga arrestimi i dy autorëve të dyshuar të vrasjes së biznesmenit Memli Begalla. Mësohet se ne rolin e ekzekutorit ka qenë Denis (Alban) Demiri i cili dyshohet se është paguar nga personat që i kishte borxh viktima.
Aktualisht policia është duke e marrë në pyetje Demirin për të zbuluar porositësin e vrasjes.
Mësohet se policia qëllimisht ka mbajtur të ndaluar disa prej personave që u ka pasur borxh viktima për të hequr vëmendjen e autorëve të vërtetë. Ata janë mbajtur në përgjim kur kanë folur me njeri-tjetrin, madje kur kanë thënë se “shpëtuam ne se u kapën të tjerë”.
Ekzekutori është kapur në banesën e tij në Kombinat. Demiri rezulton me precedentë më parë dhe ka qenë i arrestuar në 2012 në Tiranë. Në 2013 ka qenë i dyshuar për vjedhjen e njësisë bashkiake nr. 5 etj.