TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dhjetëra autobusë janë nisur nga Athina, Selaniku, Larisa dhe Janina, me grekë dhe minoritarë që priten të marrin pjesë në funeralin e Konstantinos Katsifas (ora 13:00), të vrarë më 28 tetor në Bularat të Bashkisë së Dropullit.
Pas meshës që do të mbahet në Kishën e Shën Thanasit në Bularat, trupi Kaçifasit do të prehet në varrezat e fshatit.
Funerali i 33-vjeçarit do të zhvillohet nesër në Bularat, 11 ditë pas vrasjes së tij nga forcat RENEA, pasi minoritari nuk iu përgjigj thirrjes së forcave të rendit, duke hapur zjarr ndaj tyre, teksa më parë kishte qëlluar ndaj një makine të policisë.
/TPZ.AL/
