AKTUALITET, 15 Janar 2018, 19:54

Vrasje në Vlorë, ekzekutohen dy persona (Emrat)

Vrasje në Vlorë, ekzekutohen dy persona (Emrat)

Pas vrasjes së mbrëmshme në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Vlorë. Dy persona kanë mbetur të vrarë me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjormë. Nga të dhënat e para mësohet se viktimat janë Artion Shehaj dhe Mariglen Mema. Policia ndodhet në vendngjarje për të hetuar krimin.