TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
UEFA ka bërë publike, nëpërmjet një njoftimi, nëntë vendet që kanë shfaqur interes për të qenë vende organizatore për Superkupën e vitit 2020.
Procedura për këtë përzgjedhje u lançua në 8 dhjetor 2017, dhe afati për të shfaqur interes për organizimin e këtij evenimenti ishte deri në 12 janar 2018.
Deri më tani, janë 9 federatat europiane që kanë shfaqur interes, dhe mes tyre është edhe Shqipëria, e cila në garë kandidon me “Arenën Kombëtare”, edhe pse stadiumi ende nuk ka përfunduar.
Mes kandidaturave të tjera janë edhe Bjellorusia, Finlanda, Franca, Izraeli, Kazakistani, Moldavia, Irlanda e Veriut dhe Portugalia.
Propozimet përfundimtare do të kenë kohë të dorëzohen deri më 29 mars 2018, dhe më pas në maj do të jetë Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s që do të përzgjedhë vendin organizator për Superkupën e vitit 2020.