AKTUALITET, 15 Janar 2018, 18:29

Ruçi i refuzoi amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës, opozita braktis sallën

Ruçi i refuzoi amendamentin për ndryshimin e Kushtetutës,

Pak pasi Ruçi i refuzoi opozitës nismën për ndryshimin e Kushtetutës, kjo e fundit ka braktisur sallën e Kuvendit.

Spaho i kërkoi Ruçit që të lajmëronte Kuvendin pë nismën, por një gjë e tillë nuk ndodhi.

55 deputetdepozituan nismën për të ndryshuar Kushtetutën në pjesën e ligjit për Prokurorinë. Këtë çështje e shtroi kreu i grupit të PD-së, Edmond Spaho si dhe kryetari Lulzim Basha. Por ajo u refuzua nga mazhoranca me pretendimin se ishte paraqitur me vonesë. Pas këtij momenti deputetët e opozitës kanë dalë në salla. Pak minuta më vonë, kryetari Gramoz Ruçi e ka mbyllur seancën.