TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
“Është bërë anormale tani normaliteti. Besoj që të gjithë e keni parë dje që m’u në qendër të Tiranës, 50 metra larg zyrës së Kryetarit të Kuvendit, 100 metra larg zyrës së Kryeministrit, qëllohet me pistoleta, sikur të jenë fëmijë duke luajtur lojë luftash. Qëllohen me pistoleta, plagosen e vriten njerëz në vendin më të frekuentuar nga shumë të rinj e të reja, nga adoleshentë, të cilët kalojnë kohën e tyre të pasdites në kryeqytet”, u shpreh kryetarja e LSI-së gjatë një takimi me me strukturat e LSI-së në Cërrik.
“Krimi tashmë ka zaptuar çdo gjë. Përveçse ka zaptuar gjithë institucionet shtetërore, tashmë po zapton edhe rrugët e Tiranës dhe ambientet ku rrinë të rinjtë shqiptarë”, shtoi.
Kryemadhi bëri edhe një apel: Ne na duhet vetëm të organizohemi, të solidarizohemi me njëri-tjetrin, për ta drejtuar këtë vend në rrugë të mbarë.