AKTUALITET, 26 Prill 2018, 09:48

Vrasja në Kamëz/ Fëmija i shpëtoi plumbave pasi u fsheh poshtë banakut

Vrasja në Kamëz/ Fëmija i shpëtoi plumbave pasi u fsheh

Fëmija 6 vjeç që mbeti jetim nga ngjarja e një nate më parë në Kamëz ka qenë dëshmitar i ngjarjes së rëndë, që ndodhi në marketin e familjec Buci. Djali i mitur ishte në market bashkë me të ëmën kur aty kanë hyrë grabitësit e maskuar me kapuçë dhe të armatosur.

Në momentin që gruaja ka parë grabitësit ka thirrur të shoqin, 53 vjeçarin Agim Buçi i cili në përpjekje për të reaguar është qëlluar për vdekje me armë.

Gruaja, Merita Buci, 44 vjeç ka mbetur e plagosur, ndërsa djali i saj i vogël, fatmirësisht është fshehur poshtë banakut duke i shpëtuar plumbave. Pasi morën paratë, grabitësit u larguan me një BMë të zezë, treguan për policinë banorët e zonës.