AKTUALITET, 25 Prill 2018, 22:28

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Del FOTO e re, kush është i shoqëruari i parë i policisë që dyshohet se…

GRABITJA ME VRASJE NË KAMËZ/ Del FOTO e re, kush është i

Të tjera detaje kanë dalë lidhur me ngjarje e rëndë që ndodhi këtë mbrëmjen në Kamzë, ku pronari i një dyqani u vra, ndërsa mbeti e plagosur gruaja e tij.

Dy persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në dyqan për të grabitur, ku kanë kërku paratë, por kanë hasur në rezistencë nga ana e pronarëve. Kjo ka bërë që autorët të qëllojnë në drejtim të tyre, duke plagosur burrë e grua. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, ku është bërë e mundur dërgimi i tyre në spital, por fatkeqësisht pronari i dyqanit ka humbur jetën. Bëhet fjalë për Agim Bucin, 52-vjeç, ndërsa gruaja e tij, Merita Buci 44 vjeçe ka mbetur e plagosur dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Express mëson se një person është shoqëruar lidhur me ngjarjen, ndërsa pika të shumta kontrolli. “Më datë 25.04.2017, rreth orës 21:07, ka ardhur njoftimi se në rrugën “OSBE”, ka plagosje me armë zjarri. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar: Në rrugën “OSBE”, janë plagosur me armë zjarri në një dyqan shtetasit A. B., dhe M. B., (burrë dhe grua) nga persona ende të paidentifikuar. Shtetasit e plagosur janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital, ku shtetasi A. B., ndërroi jetë, ndërsa bashkëshortja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Janë ngritur pika kontrolli në çdo rrugë dhe hyrje – dalje të Kamzës e në pika të tjera. Vazhdon krehja e zonës dhe kontrolli i territorit. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit / ve”, thuhet në njoftimin e policisë.