AKTUALITET, 26 Prill 2018, 09:44

Tragjike/ Makina përplas për vdekje 12 vjeçarin shqiptar, 5 ditë pasi familja u zhvendos në SHBA

Një familje shqiptare është përballur me tragjedi, vetëm pesë ditë pasi ka shkuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fëmija i tyre, 12-vjeç është përplasur për vdekje nga një makinë.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në New Jersey, ku viktimë ka mbetur i mituri Elios Xhemollari. Ai ka qenë duke lëvizur me biçikletë, kur u aksidentua rëndë dhe humbi jeten ne spital.