AKTUALITET, 25 Prill 2018, 22:47

Reali thyen Bajernin në Mynih, vendosin Marselo dhe Asensio. Ronaldo, në hije

Reali fitoi duelin e parë me Bajernin (2-1) në Munih, duke hedhur një hap të madh drejt finales së tretë radhazi të Ligës së Kampionëve. Madrilenët fituan ndeshjen parë gjysmëfinale, falë golave të Marselos dhe Asensios, që bënë të pavlefshëm atë gol të bukur të Kimish.

Një ndeshje taktike midis dy skuadrave, por që do të duhen edhe 90 minutat e dyta në “Santiago Bernabeu” të martën e ardhshme, për të njohur finalistin e parë, ndërkohë që i dyti do të zgjidhet nga çifti Roma-Liverpul, me anglezët që fituan ndeshjen e parë 5-2.

Një gol i bukur i Xhoshua Kimish, që me një gjuajtje të zgjuar brenda zonës mposhti portierin e Realit të Madridit, Keylor Navasin në minutën e 28-të, pas një pasimi shembullor të Levandovskit. Bajerni kryeson 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të Europës.

 

https://youtu.be/vVFgxmBmR_o

 

Mbrojtësi brazilian, Marselo, barazoi në minutën e 44-t të pjesës së parë, me një diagonale të bukur nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 1-1 dhe hapur sërish ndeshjen.

 

https://youtu.be/c5mtZn21nBg

Një gafë e Rafinjës i dha mundësi Realit të Madridit të dalë në një kundërsulm të shpejtë, me Asension që mposhti për herë të dytë Bajernin e Munihut, duke i çuar shifrat në 1-2 në ndeshjen e tyre të parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

/TPZ.AL/