AKTUALITET, 26 Prill 2018, 09:38

FOTOT/ Grabitja në Kamzë, kush është pronari që u vra dhe gruaja e tij e plagosur rëndë

Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Kamzë të Tiranës, ku gjatë tentativës së grabitjes së një marketi, u qëlluan me armë zjarri pronarët, burrë e grua, personat qe shihni ne foto.

Burri ndërroi jetë rrugës për në spital, ndërsa e shoqja ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Viktima është Agim Buci, 53 vjeç, ndërsa e plagosura është Merita Buci, 44 vjeçe.

Në momentin kur grabitësit e armatosur janë futur brenda në dyqanin e çiftit Buci, aty ndodhej edhe djali i tyre i vetëm 6 vjeç. Fatmirësisht, i mituri u ka shpëtuar plumbave, pasi është fshehur poshtë banakut.