AKTUALITET, 25 Prill 2018, 22:05

Live/ Asensio shokon “Alianz Arenën”, Reali në avantazh kundër Bajernit

Live/ Asensio shokon “Alianz Arenën”, Reali në avantazh

Një gafë e Rafinjës i dha mundësi Realit të Madridit të dalë në një kundërsulm të shpejtë, me Asension që mposhti për herë të dytë Bajernin e Munihut në minutën e 57-të, duke i çuar shifrat në 1-2 në ndeshjen e tyre të parë të gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve.

PJESA E PARË

Një gol i bukur i Xhoshua Kimish, që me një gjuajtje të zgjuar brenda zonës mposhti portierin e Realit të Madridit, Keylor Navasin në minutën e 28-të, pas një pasimi shembullor të Levandovskit. Bajerni kryeson 1-0 ndaj kampionëve në fuqi të Europës.

 

https://youtu.be/vVFgxmBmR_o

 

Mbrojtësi brazilian, Marselo, barazoi në minutën e 44-t të pjesës së parë, me një diagonale të bukur nga jashtë zonës, duke e çuar rezultatin në 1-1 dhe hapur sërish ndeshjen.

 

https://youtu.be/c5mtZn21nBg