AKTUALITET, 25 Prill 2018, 23:42

Vrasja në Kamëz, policia vendos 500 mijë lekë për informacione

Vrasja në Kamëz, policia vendos 500 mijë lekë për

Policia e Tiranës vendosi një shumë prej 500 mijë lekësh, për cilindo qe jep informacion te vlefshme në lidhje me vrasjen e mbrëmjes së sotme në Kamëz – 52-vjeçari Agim Buçi, gjatë një grabitje në të cilën mbeti e plagosur edhe një grua, Merita Buçi.

 

DEKLARATA E POLICISË

Nje grup i posaçem hetimor nga Drejtoria e Policise Tirane nen drejtimin e Specialisteve te Departamentit te Policise Kriminale po punojne per zbardhjen e ngjarjes.

Jane shoqeruar deri tani 13 persona per tu marre ne pyetje ne lidhje me ngjarjen.

Vijon puna per fiksimin e cdo prove materiale te vlefshme per zbardhjen e ngjarjes.

Policia e Tiranes ve ne dispozicion 500.000 leke per cilindo qe jep informacion te vlefshem.

Per cdo informacion qe   do sherbeje  per identifikimin e  autoreve te  kesaj ngjarje te telefonojne ne numrin 069 41 10 299,  duke garantuar anonimatin.