AKTUALITET, 26 Prill 2018, 09:45

Shkrumbohet makina luksoze në Elbasan, policia dyshon se…

Shkrumbohet makina luksoze në Elbasan, policia dyshon se…

Një automjet është shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Elbasan. Policia e Elbasanit bën me dije se një automjet luksoz me targa të Tiranës është djegur dhe dyshimet e para janë për një zjarr të qëllimshëm.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:30, në lagjen “Çlirim”, Elbasan ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti i parkuar tip “Audi Q-7” me targë TR 6464 M, në pronësi të shtetasit A.B., 46 vjeç, banues në lagjen “Çlirimi”.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi zjarri dyshohet i qëllimshëm, njofton policia.

Materialet do ti kalojnë Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale “Shkatërrim i pronës me zjarr”.