TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Janë kapur mat nga policia e Lezhës dy personat që transportonin mina me telekomnandë.
Si duket edhe nga video e arrestimit të tyre, shtetasi Artur Popa ishte me automjetin e tij me targë AA 811 GF , i shoqëruar nga automjeti tjetër me targë AA 733 DM, që drejtohej nga shtetasi Valtor Cala, transportonte 3(tre) mina me telekomandë.
Në hyrje të qytetit të Lezhës, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë duke kapur në flagrancë të dy shtetasit e lartpërmendur. “Hape krahun, këtu, shpejt” i është drejtuar policia dhe me pas e ka marrë zvarrë duke i vënë prangat dhe shoqëruar në polici.
Gjithashtu gjatë kontrollit shtetasit Artur Popa ju gjet dhe një sasi prej 55 gramë lëndë narkotike e llojit cannabis sativa e ngjashme me atë të vajit të hashashit.