AKTUALITET, 2 Maj 2019, 09:58

Diplomati amerikan: Jo ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë

Diplomati amerikan: Jo ndryshim kufijsh mes Kosovës dhe Serbisë


Pas samitit të Berlinit, diplomati amerikan, Daniel Serwer ka theksuar se presidenti francez Emanuel Macron, është rreshtuar nga ana e kundërshtarëve të idesë së korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka theksuar nuk është pro ndryshimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ajo çka unë kuptova është se Presidenti Macron i është bashkuar kundërshtimit për çdo ndryshim të kufijve, që për mua është gjëja e duhur për t’u bërë. Shpresoj që kjo do t’i hapë rrugën një diskutimi më serioz për normalizimin e marrëdhënieve”, tha ai.

Në analizën e tij thuhet se 3 problemet kishte Ballkani sot janë 2 pasi sipas tij u zgjidh çështja e emrit të Maqedonisë së Veriut. Ai thekson se 2 problemet që ka Ballkani tani janë normalizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, si dhe rregullimi i qeverisjes jofunksionale të Bosnjës dhe Hercegovinës.

Ai mendon që momenti i duhur për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë është pikërisht momenti i tanishëm.

“Sapo të zgjidhet problemi i Kosovës dhe Serbisë, problemi në Bosnjë dhe Hercegovinë do të jetë shumë më i zgjidhshëm dhe më ndryshe se tani”, ka deklaruar diplomati amerikan Daniel Serwer.