AKTUALITET, 23 Janar 2018, 10:48

Votimi i emigrantëve, Xhafa: I vështirë, ja çfarë kushtesh nevojiten

Votimi i emigrantëve, Xhafa: I vështirë, ja çfarë

Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj shprehet se votimi i emigrantëve shqiptarë jashtë vendit është një sfidë.

Ndër të tjera ministri ka renditur të gjitha kushtet që duhet të plotësohen për të arritur qëllimin e votimit të emigrantëve jashtë Shqipërisë.

“Trasnparencë në numërimin e votës. Duhet rregulluar kuadri ligjor për emigrantët. Duhet të adresohen sa më shpejt këto çështje. Duhet të ketë një sistem funksional adresash. Duhet regjistri i shtetasve që jetojnë jashtë vendit”, nënvizoi Xhafaj.