TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia ka shtuar masat për dy prokurorët dhe gjyqtarin e dosjes “Volvo 4”, ku u arrestuar 27 persona, mes tyre dhe dy ish-deputetë të PS-së. Dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Marra, të cilët firmosën masat e arrestit për personat e operacionit Volvo 4 janë marrë në ruajtje.
Mësohet se është vlerësuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë që të përfitojnë mbrojtje. Po ashtu vendimi për mbrojtje është marrë edhe për gjyqtarin Bibë Ndreca.
“Nuk ka kërcenim konkret, por vlerësim të një rreziku të mundshëm”, thuhet në një njoftim nga ana e Policisë.
Kujtojmë që operacioni “Volvo 4” u zhvilluar në disa qytete, ku shkatërruar katër banda që merreshim me trafikun e kokainës dhe heroinës.