TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Eksperët e faqes së internetit Numbeo, të specializuar për informacionet statistikore për qytetet dhe shtetet, intervistuan banorët në mbi 70 qytete europiane për ndotjen.
Në raportin Indeksi i Ndotjes çdo qytet u vlerësua nga 0-100, ku 100 ishte ndotja maksimale, shkruan tch.
Si më të ndoturit rezultuan: Tetova në Maqedoni (97,57), Napoli (84,61), Shkup (82,17), Tirana (80,51) dhe Torino (73,48). Mes më të ndoturve janë dhe Bukureshti, Roma, Barcelona, Parisi dhe Milano.
Ndërsa qytetet më të pastra janë: Helsinki (13,49), Reikjavik (15,57), Zyrihu (16,42), Stockholmi (16,62), Malmo po në Suedi (16,67).
Ndër qytetet më të pastra janë gjithashtu edhe Goteborgu, Viena, Mynihu, Kopenhaga, Talini, Oslo, Vilnius, Amsterdami dhe Praga.