AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 11:01

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kapet italiani në Rinas

Në kërkim ndërkombëtar për mashtrim, kapet italiani

Policia ka arrestuar ditën e sotme 41 vjeçarin italian Alessandro Giorgi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim nga Interpol Parisi në Francë.

Gjykata franceze kishte caktuar ndaj italianit masën e sigurisë “Arrest me burg”.

Ekstradimi i tij në Francë do të bëhet nga Interpol Tirana.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet përkohësisht një shtetas italian i shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi drejt Francës.

Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas bënë arrestimin provizor të shtetasit italian të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

– Alessandro Giorgi, 41 vjeç, banues në Itali.

Ky shtetas është person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Parisi/Francë, pasi Gjykata De Dresse në Francë ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi” parashikuar nga nenet 313/1, 313-1 Al.2, 313-7, 323-8 të Kodit Penal Francez.

Ky shtetas po udhëtonte nga aeroporti i Romës në drejtim të aeroportit të Rinasit, ku dhe u bë arrestimi provizor i tij.

Veprimet e mëtejshme për këtë shtetas do të kryhen nga zyra e Interpolit në Tiranë. TPZ.AL