TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Alexandria Ocasio-Cortez, 29 vjeç, fiton garёn pёr njё vend nё Dhomёn e Pёrfaqёsuesve nё Distriktin e 14 tё Nju Jorkut, duke u bёrё kёshtu gruaja mё e rё nё moshё e zgjedhur ndonjёherё nё Kongresin Amerikan.
Politikania 29-vjecare u bё e famshme pasi mundi nё Qershor, Joe Cromley-n, i cili e mbante postin e tij prej 10 mandatesh.
Distrikti i saj pёrfshin Bronksin dhe disa pjesё tё Queens dhe ёshtё njё nga mё diversёt nё SHBA.
“Distrikti im ёshtё shumicё e njerёzve me ngjyrё dhe emigrantё – dhe nuk kemi patur pёrfaqёsimin e duhur” ёshtё shprehur Ocasio-Cortez.
Si pjesёtare e Demokratёve Socialistё Amerikanё, ajo ёshtё pjesё e njё vale progresive tё Demokratёve qё premtojnё tё shtyjnё partine e tyre mё tej drejt të majtёs. Platforma e saj progresive premton shёndetёsi falas dhe siguri federale nё punё.
Ocasio-Cortez ёshtё gjithashtu njё nga gratё me ngjyrё qё fituan nominime nё kёto zgjedhje.
/TPZ.AL/