TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia italiane ka goditur një bandë kriminale në Brescia dhe Bergamo, ku përfunduan në pranga 22 persona.
Mes të arrestuarave janë edhe 5 vëllezër shqiptar me mbiemër Sallaku, mes tyre edhe Gëzim Sallaku, Presidenti shqiptar i klubit italian të futbollit ‘Darfo’ në Serinë D në Itali.
Gjatë kontrollit në banesën e Gëzim Sallakut u gjetën 3 armë zjarri pa leje dhe municione luftarake.
Vetëm pak ditë më parë u arrestua një nga vëllezërit, Saimir Sallaku për trafikim të lëndëve narkotike. Ndërsa mbrëmjen e djeshme u prangosën për armëmbajtje pa leje dhe përfunduan në burg Gezim, Isuf, Gazmir e Taulant Sallaku.
43 vjeçari Gëzim Sallaku, pronari i ‘Darfo Calcio’ është arrestuar edhe më parë për mashtrim.
TPZ.AL