AKTUALITET, 7 Nëntor 2018, 10:16

FOTO/ Vlorë, shkrumbohen dy makina gjatë natës

Dy makina janë djegur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Vlorës.

Bëhet fjalë për një makinë tip BMW me targa AA 990 SE dhe një Volkswagen me targa AA 825 LU.

Sipas policisë dyshohet se automjetit tip BMW i kanë vënë zjarrin qëllimisht.

Ndërsa mjeti tip Volkswagen është djegur për shkak se ishte parkuar shumë afër me shënjestrën.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur të plotë ngjarjen.

Njoftmi i plotë:

Më datë 07.11.2018, në orën 03:35, në rrugën “Gjergj Kastrioti” është djegur automjeti tip “BMV-X5” në pronësi të shtetasit E.P., 31 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”.

Si pasojë mjeti është dëmtuar plotësisht.

Grupi hetimor po kryen hetimet për përcaktimin e shkakut të zjarrit. TPZ.AL