TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Pёrgjatё zgjedhjeve tё mes-mandatit, Republikanёt kanё qёnё tё shqetёsuar se Demokratёt do ta kthenin Dhomёn e Pёrfaqёsuesve nё njё “valё tё gjelbёr” pёr shkak tё parave qё qarkulluan nё javёt qё paraprinё zgjedhjet.
Trump preferoi tё rrisё pёrpjekjet pёr kandidatёt Republikanё mё tё “dobёt”. Ai e pёrshkruan kёtё zgjedhje si “rregulli Republikan” pёrballё “ turmёs Demokrate” dhe ka folur gjatё pёr emigracionin dhe sigurimin e kufirit jugor.
Ndёrkohё Demokratёt kanё pёrcjellё njё tjetёr mesazh ku theksuan premtimet qё do tё ruajnё shёndetёsinё dhe individёt mё vulnerabël.
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/07/historike-dy-gra-muslimane-zgjidhen-ne-kongresin-amerikan/
Republikanёt kontrollojnё Senatin nё Zgjedhjet e Mes-mandatit 2018
Republikanёt vazhdojnё tё kontrollojnё Senatin. Njё rezultat i pritshёm por jo totalisht i sigurtё nё klimёn e politike aktuale. Kjo fitore ёshtё njё sukses pёr Republikanёt dhe Presdientin Trump.
Capitol Hill do tё jetё i ndarё pasi Demokratёt fituan shumicёn nё Dhomёn e Pёrfaqёsuesve. Kjo mund tё sjellё mё shumё vonesa dhe pengesa pёr administratёn Trump nёse tё dy partite nuk gjenjnё gjuhёn e pёrbashkёt.
Pavarёsisht elektoratit energjik, Partia Demokratike e shihte Senatin si tё largёt ku Rapublikanёt mbajnё njё shumicё 51-49.
Lideri i shumicёs nё Senat ,Mitch McConnell foli nё telefon me Presidentin Trump tё martёn nё darkё dhe falenderoi pёr ndihmёn qё i dha nё garёn pёr Senatin.
Demokratёt u pёrballёn me njё realitet tё vёshtirё nё zgjedhjet e kёtij viti. Republikanёt ia dolёn tё mundnin disa Demokratё nё Dakotёn e Veriut dhe Indiana. Ata gjithashtu triumfuan mbi Demokratёt nё Teksas dhe Tenesi.
Kontrolli i Senatit do tё thotё zgjerimi i axhendёs Trump nё dhomёn e lartё. Lejon Republikanёt tё vazhdojnё tё konfirmojnё gjykatёs pёr Gjykatёn Supreme dhe konfirmojnё anёtarё tё kabinetit.
Njё debat pritet mbi financimin e premtimit tё famshёm tё Presidentit, ndёrtimin e murit pёrgjatё kufirit me Meksikёn, qё rrezikon tё çojё nё njё bllokim tё qeverisё.
Rezulutati i kёtyre zgjedhjeve shёnon kulminimin e betejave pёr kontrollin e Kongresit dhe pёrgatit terrenin pёr zgjedhjet e 2020, ku njё listё e gjatё kandidatёsh Demokratё pritet tё sfidojnё Trump pas mandatit tё tij tё parё.
/TPZ.AL/
LEXO EDHE:
http://www.tpz.al/2018/11/07/alexandria-ocasio-cortez-gruaja-me-e-re-ne-moshe-e-zgjedhur-ndonjehere-ne-kongresin-amerikan/