TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Demokratja nga Miçigani ,Rashida Tlaib dhe Demokratja nga Minesota ,Ilhan Omar, do tё sigurojnё nga njё vend nё Kongres.
Tlaib mbёshtetet nga Demokratёt Socialistё tё Amerikёs, njё grupim i majtё.
Omar, pёrvec se do tё jetё njё nga dy gratё e para muslimane nё Kongres, do tё jetё gjithashtu e para Amerikano-Somaleze nё Kongres. Ajo mbёrriti nё SHBA si refugjate mё shumё se 20 vjet mё parё. Ajo do tё zёri vendin e Pёrfaqёsuesit nga Minesota Keith Ellison, i cili do tё garojё pёr postin e avokatit tё pёrgjithshёm nё Minesota
Tlaib do tё zёrё vendin e Pёrfaqёsuesit nga Micigani John Conyers, i cili u largua vitin e kaluar pёr shkak tё akuzave pёr ngacmim seksual. Ajo ёshtё vajzё e emigrantёve Palestinezё dhe ёshtё njё kritike e presidentit Trump. Ajo ёshtё arrestuar 2 vjet mё parё pёr shkak se ndёrpreu njё fjalim tё tij nё Detroid.
Vetёm dy muslimanё janё zgjedhur ndonjёherё nё Kongres; tё dy janё burra: Keith Ellison dhe Andre Carson i Indianёs.
/TPZ.AL/