AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 10:54

Vlorë, humb jetën një tjetër pushues në det, pëson atak kardiak

Vlorë, humb jetën një tjetër pushues në det, pëson


Një tjetër pushues ka humbur jetën në plazhin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm ku një i moshuar është futur në det, por ka pësuar atak kardiak dhe ka humbur jetën.

60-vjeçarit i kanë shkuar për ndihmë pushuesit e tjerë, por pa mundur ta nxjerrin të gjallë në breg.

Ky është rasti i tretë brenda pak ditëve që të moshuarit humbasin jetën në detin e Vlorës, duke pësuar atak kardiak.