AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 10:25

Lëvizja e socialistëve, 17 KZAZ në Kukës vendosen në ambiente private


17 prej qendrave të votimit në Kukës janë vendosur nga KQZ në ambiente private pas tensioneve dhe kundërshtimeve nga ana e Bashkisë.

“Për shkak të vendimit të marrë nga KQZ për 17 Qendra Votimi, i’u njoftojmë, se ato janë zhvendosur në ambiente të tjera!

Nga ky ndryshim preket Kukësi, Zapodi, Shtiqni, Bicajt dhe Tërthorja”, njofton Safet Gjici, kandidati për bashkinë Kukës.

Ky vendim ka ardhur si masë për të parandaluar incidentet e mundshme ditën e votimeve më 30 qershor.