AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 10:34

Ambasadori i OSBE shkon tek Krimet e Rënda, ja arsyeja e vizitës

Ambasadori i OSBE shkon tek Krimet e Rënda, ja arsyeja e vizitës


Ambasadori i OSBE Borchardt ka mbërritur para pak minutash në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku ka takuar një pjesë të trupës së prokurorëve.

Burime bëjnë me dije se ambasadori dhe krimet e rënda do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, po pa specifikuar se kjo ka të bëjë me zgjedhjet e së dielës.

Përveç zgjedhjeve të së dielës, takim vjen një ditë pasi kreu i KLP-s Genti Ibrahimi sqaroi se faza e intervistimit dhe pikësimit të kandidatëve që kanë aplikuar për SPAK, Prokurorinë e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, do të mbyllet brenda korrikut.