TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia e Shtetit ka dhënë detaje lidhur me sulmin ndaj KZAZ-së në Bushat. Sipas informacionit paraprak, rreth orës 20:00 të mbrëmjes rreth 200-250 simpatizantë të PD sulmuan KZAZ-në e Bushatit.
Për pasojë janë plagosur tre punonjës policie të Komisariatit të Vau Dejës, të cilët janë dërguar për të marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin rajonal.
Deri më tani, Policia ka arrestuar nëntë persona dhe ka shpallur në kërkim disa persona të tjerë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shkodër,
Mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00 janë grumbulluar rreth 200-250 simpatizant të PD, tek KZAZ nr.6 e cila është ngritur pranë një shkolle në Bushat, Vau i Dejës.
Gjatë protestës ata kanë sulmuar KZAZ duke përdorur bomba molotov dhe mjete të tjera të forta.
Për pasojë janë plagosur 3 punonjës policie të Komisariatit Vau Dejës, që ishin në shërbim. Ata po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër.
Deri tani janë shoqëruar 9 persona dhe vazhdon puna për kapjen dhe shoqërimin e personave të tjerë, te përfshirë ne ngjarje.
Grupi hetimor i ngritur për çështjen, në bashkëpunim me Prokurorinë po kryen veprime intensive hetimore për vënien përpara ligjit të autorëve dhe drejtuesve të sulmit.