TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-kryeministri maqedonas Nikolla Gruevski flet pas vendimit të gjykatës që refuzoi kërkesën për ekstradim në Maqedoninë e Veriut.
Me një shënim në faqen e tij në Facebook, ai akuzon Qeverinë siç thotë kriminale të Maqedonisë për kërkesën për ekstradimin e tij.
“Sot u zbatua një procedurë standarde e institucioneve të Hungarisë pasi Qeveria kriminale në Maqedoni dorëzoi kërkesë për ekstradim.
Gjykata e shqyrtoi kërkesën për ekstradim dhe vendosi të mos e pranojë”, ka shkruar Gruevski.
Dje në orët e para të mëngjesit në Budapest u arrestua ish kryeministri Nikolla Gruevski për të vendosur për ekstradimin e tij në Maqedoni të Veriut, por kjo kërkesë u refuzua me arsyetimin e Gjykatës se kërkesa nuk është e vlefshme.