AKTUALITET, 28 Qershor 2019, 09:50

FOTO/ Rama mban mitingun përmbyllës në Vlorë, konsulta me biznesmenin e njohur natën vonë


Kryeministri Edi Rama do të mbajë sot në Vlorë takimin përmbyllës të fushatës për zgjedhjet lokale, që për socialistët do të mbahen të dielën.

Rama është fotografuar mbrëmjen e djeshme në Lungomare, teksa konsumon kafe me biznesmenin Sinan Idrizi.

Nuk dihet nëse Rama po merr këshilla nga biznesmeni, apo po kërkon ndihmën e tij për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës.

Dje presidenti Meta shpalli datën e re të zgjedhjeve lokale, 13 Tetor, një datë kjo që nuk është pranuar nga ana e socialistëve.