TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Forcat e policisë izraelite qëlluan dhe vranë të enjten një palestinez në Jeruzalemin lindor, tha policia.
Banorët treguan për gazetarët se në atë kohë po ndodhte një demonstratë.
Policia tha se ishte duke iu përgjigjur një trazire që përfshinte hedhjen e gurëve dhe se oficerët vepruan në përputhje me rregullat.
“Një i dyshuar i maskuar iu afrua oficerëve të policisë nga një anë dhe hodhi fishekzjarre ndërsa oficerët e policisë ishin në një situatë kërcënuese për jetën. Një oficer policie e qëlloi për të parandaluar një situatë më kërcënuese,” tha zëdhënësi i policisë Micky Rosenfeld.
Ndërsa ministria palestineze e Shëndetësisë deklaroi se protestuesi palestinez u mor për trajtim, por vdiq në spital.