TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Brazilit njihet për aksionet e tij të forta dhe premtimet për zero tolerancë në trafikun e drogës, por mesa duket se Jair Bolsonaro duhet që këtë ta nisë nga enturazhi i tij.
Një pjesëtar i stafit të tij u arrestua pasi në bagazhet e tij në avionin e nisur për në samitin e G20 që do të mbahet në Japoni u gjetën 39 kg kokainë. Droga u zbulua gjatë një ndalese në Seville të Spanjës. Personi u arrestua me akuzën e trafikut të drogës dhe pritet që shumë shpejt të dalë para gjykatës.
Mediat braziliane zbuluan identitetin e 38-vjecarit Silva Rodrigues, ushtarak me gradën toger. Arrestimin e tij e konfirmoi edhe ministria e Mbrojtjes.
Vetë Presidenti i Brazilit tha se kishte angazhuar ministrin e mbrojtjes të bashkëpunonte me autoritetet spanjolle për zbardhjen e rrjetit të trafikut.