TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-deputeti i PD-së Ervin Salianji ka denoncuar së fundmi se simpatizantë të PS-së kanë goditur me thikë në Ersekë të Korçës një simpatizant të PD-së. Sipas Salianjit është goditur me thikë E.Kendezi, i cili ka marrë plagë në gjymtyrë.
Ish-deputeti thekson se sherri ka ndodhur për shkak se banditët që punojnë në administratë e kanë kërcënuar të shkojë në zgjedhje.
Postimi i plotë:
Në Ersekë banditë të Partisë Socialistë kanë goditur rreth ores 20;00 me thikë mbështetësin e Partisë Demokratike E.Kendezi duke i shkaktuar plagë në gjymtyrë, sherri ka ndodhur pêr shkak të kërcenimit që banditet qe punojne ne administrate e kane kercenuar te shkoje në zgjedhje.
Qytetari ka denoncuar në polici dhe policia nuk ben asnje nderhyrje per shkak se agresori sipas tij ështē kryetar i Fressh Kolonjë!
I bêj thirrje policisë së shtetit për reagim të menjehershem dhe drejtuesve politike te Rilindjes në Qarkun e Korçës që të denojnë aktin dhe te distancohen menjehere!