TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një sasi eksplozivi e dyshuar tritol i është vendosur një mjeti tip Benz në qytetin e Vlorës, por fatmirësisht nuk ka shpërthyer. Ka qenë drejtuesi i mjetit ai që ka konstatuar një qese të zezë dhe të dyshimtë pranë mjetit të tij rreth orës 18:55 minuta ku edhe ka lajmëruar policinë.
"Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të cilët kanë konstatuar se, në rrugë, rreth 2 m përpara mjetit tip ''Benz'' gjendet një objekt i mbështjellë me qese të zezë. Policia ka rrethuar zonën për të mbajtur larg perimetrit të rrezikut banorët përreth. Janë njoftuar e janë duke ardhur edhe Forcat Xheniere për të vlerësuar situatën dhe përcaktuar çfarë objekti është", sqaron policia.