AKTUALITET, 15 Dhjetor 2017, 19:47

Përplasen dy mjete në Elbasan-Peqin, aksidentohet kalimtarja 39-vjeçare

Përplasen dy mjete në Elbasan-Peqin, aksidentohet kalimtarja

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në aksin Elbasan-Peqin, e për pasojë ka mbetur e plagosur një kalimtare 39-vjeçare. Ngjarja ndodhi në fshatin Broshkë.

NJOFTIMI I POLICISË

Më datë 15.12.2017 në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Broshkë mjeti tip “Citroen” veturë me targa AA 805 CC drejtuar nga shtetasi R.R., 69 vjeç  banues në  Kavajë është përplasur  me mjetin tip “Opel” me targa  AA 815 HO drejtuar nga shtetasi Z.K., 48 vjeç banues në fshatin  Shezë  Peqin. Si pasojë janë shkaktuar dëme materiale të mjeteve.

Mjeti “Opel” ka aksidentuar këmbësoren shtetasen M.Xh., 39 vjeçe banuese në fshatin Broshkë, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet hetimore dhe proçeduriale dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.