TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kishte një dënim prej 4 vjetësh e tetë muaj, përpara se dëbohej, por Altin Xibraku, 37 vjeç, u rikthye në Itali ku edhe u arrestua nga karabinierët e Valdanjos, Viçenca.
Sipas tviweb.it, shqiptari ishte dënuar pas një procesi në lidhje me substancat narkotike, dhe në shkurt të vitit 2015 ishte shoqëruar nga policia kufitare italiane në bordin e një avioni, me ndalimin për pesë vjet për të mos u kthyer në Itali.
Por, karabinierët e Valdanjos, të cilët gjatë natës së djeshme panë një makinë të dyshimtë “Toyota Yaris” dhe kontrolluan më pas drejtuesin e mjetit, pas verifikimit të të dhënave, u hapën kur shqiptari, i cili ishte objekt i dëbimit ishte rikthyer në Itali, ilegalisht pa i mbushur pesë vjetët.
Ai do të riatdhesohet sërish në Shqipëri, po në bordin e një avioni.
TPZ.AL