TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gazetari investigativ, Artan Hoxha, duke folur në emisionin "Java" në RTSH, foli për hetimet ndaj ish Ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.
Hoxha theksoi se vetëm prokurorë të Katanias që kanë hetuar dikur mafian, do të japin të sakta përfundimet nëse është ose jo i implikuar Saimir Tahiri në trafikun e drogës.
Sipas Hoxhës, hetimet kanë nisur nga Prokuroria e Katanias edhe për Tahirin, ndërsa pritet që të jepen rezultatet shumë shpejt.
"Prokuroria e Katanias pritet të japë një përfundim të saktë, nëse Saimir Tahiri është i implikuar apo jo me trafikun e drogës me Habilajt. Gjykata e Tiranës, në vendimin e datës 9 dhjetor, nuk ka pranuar përgjimet ambientale në Itali të trafikantëve Habilaj" - deklaroi Hoxha. /TPZ.AL/