AKTUALITET, 6 Mars 2018, 17:35

Vijon vala e ndryshimeve në Polici, ja lëvizjet e Ardi Veliut në Vlorë dhe Elbasan

Vijon vala e ndryshimeve në Polici, ja lëvizjet e Ardi Veliut në

Vijon vala e ndryshimeve në Policinë e Shtetit.

Në Komisariatin e Pukës, mësohet se në vend të Pal Markut është emëruar Asllan Zhivani. Deri tani Zhivani punonte ne drejtorin e Përgjithshme te Policisë se Shtetit. Ndërsa Marku është emëruar specialist në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë se Shtetit.

Po ashtu, ndryshime ka pasur edhe në policinë e Elbasanit dhe të Vlorës. Në Elbasan, është ndërruar zv/drejtori Edmond Sulaj, ndërsa në vend të tij erdhi Ilirian Balla. Ndërkohë shef Rendi u bë Bledar Perbati, dukë zëvendësuar Lavdërim Durbakun.

Sakaq, në krye të Komisariatit të Vlorës u emëruar Alket Ahmeti, ndërsa zv.drejtor do jetë Dritan Dorda.