TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Andis Harasani, ish-deputet i PS-së, ka reaguar në lidhje me projektin 1 miliardësh të propozuar nga Edi Rama, si partneritet publik-privat për investime.
Ai i jep disa këshilla Ramës....
Ja çfarë shkruan Andis Harasani:
Nëse e keni seriozisht këtë projektin një miliardë e nuk doni për vete, për miqtë a qoftë dhe ata 4 emra që përdore që i mban me afër se ministrat, atëherë ndërto një fond investimi dhe lërja një të huaji (qoftë grup, kompani a qofte dhe individ).
Ndërtoji dhe një bord monitorimi e kompliance me njerëz nga opozita e pozita. Ky fond të analizojë dhe projektet, dhe të vendosë përparësitë, të negociojë me bankat, të pergatisë tenderat, të caktojë fituesit, dhe ti monitorojë deri në fund projektet.
Dhe atëherë s’do ketë nevojë as të nxjerrësh injorantë që ta mbrojnë e as te bëhet llafollogji.
Ke një mik që e qan këtë pune. Quhet George Soros. Sigurisht që s’do merret ai por mund të gjejë njeriun profesional për ta manaxhuar këtë fond.
Çdo fitim i fondit le të përdoret për pensione, arsimim ose prioritete te tjera.
Gjithnjë nëse do ta bësh si duhet. Nëse s’do vazhdo me checkup e nxirr Milva Gjylametin ta mbrojë!
TPZ.AL